Trajneri i futbollit të Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar sot se klubi parizian është duke negociuar me lojtarin e kombëtares argjentinase Lionel Messi për vazhdimin e kontratës së tij, raportojnë mediat franceze.
Messi ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit, ndërsa më herët ka bërë të ditur se pas Botërorit në Katar do të bëjë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
“Udhëheqësit e klubit janë duke negociuar me të, por unë nuk di më shumë se kaq. Ne e dimë vetëm se ai është i lumtur në Paris,” tha Galtier./FolDrejt/