Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë sonte se është e rëndësishme të shfrytëzohet nxitimi drejt zgjidhjes politike për Kosovën gjatë janarit.
Hill tha për TV Euronews Serbi se mendon se atëherë do të shohim përpjekje në atë drejtim dhe shumë aktivitet me qëllim që të ndërmerren hapat e nevojshëm politik në procesin e dialogut, për ta çuar përpara.
“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë,” tha ai./FolDrejt/