Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha sot se tërheqja e trupave nga vija administrative dhe arrestimi i Milan Radoiçiqit janë një hap i mirë dhe se është në interes të Uashingtonit që të gjejë një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.
“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill në një intervistë për Tanjug.
Ai shtoi se prezenca e shtuar e trupave përgjatë vijës administrative me Kosovën shkakton shqetësim dhe se SHBA-të i kanë kërkuar lidershipit serb tërheqjen e trupave. /FolDrejt/