Kina njoftoi se do të lejojë që çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë të një fëmije të vetëm.
Ndryshimi u aprovua nga vetë presidenti Xi Jingping gjatë një takimi të byrosë politike. vendimi i tij erdhi pas censusit të realizuar çdo 10 vjet, i cili tregoi këtë radhë se popullsia e Kinës po shtohet me ritmin më të ulët prej dekadash të tëra, çka shton presionin mbi Pekinin për të forcuar masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë.
Censusi i publikuar në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 12 milionë foshnje kishin lindur vitin e kaluar, një rënie e ndjeshme kjo nga niveli i 18 milionë lindjeve të reja që regjistroheshin në 2016. ai shënon po ashtu numrin më të ulët të lindjeve që prej viteve 60 në Kinë.