Një rast i rëndë ka ndodhur në Gllogoc.
Saktësisht më 05.02.2022 rreth orës 00:02, sipas policisë, një çift bashkëshortor janë rrahur mes vete, transmeton Fol Drejt.
Thuhet se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të çiftit bashkëshortor.
“Të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare, gjatë konfliktit të tyre kanë filluar të ushtrojnë dhunë ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raport./FolDrejt/