Në kohën kur shqiptarët janë ndër popujt me emigrimin më të madh drejt Perëndimit dhe veçanërisht pritjet e gjata përpara ambasadës gjermane, një fenomen tjetër i çduitshëm po shfaqet. Shumë misionarë të feve të ndryshme emigrojnë drejt Shqipërisë dhe pas një kohe ata qëndrojnë aty përgjithmonë – arsyeja e përgjithshme është klima e ngrohtë mesdhetare, informon foldrejt.com.
Shembull për këtë është edhe Anne dhe David Kretschmer, të cilët, jetojnë prej 2.5 vjetësh në Tiranë. Sëbashku me dy vajzat e tyre, Leonore (4) dhe Enja (2) ata kanë krijuar një jetë të re në Shqipëri si misionarë.
“Në Gjermani nuk ka shumë shokë, nuk ka lidhje shumë farefisnore. Këtu në Shqipëri është kjo mjaft e theksuar dhe shumë e mirë. Shqiptarët janë shumë social dhe miqësor”, thotë David Kretschmer, që tani edhe thirr shqiptarët në krishterizëm.
Tashmë çifti Anne dhe David jetojnë në Shqipërinë e shumë problemeve. Por kjo të kujton atë thënien e një media zvicerane NZZ, se Shqipëria është për misionarët, siç është Kina për koorporatat e mëdha./Foldrejt.com