Një ngjarje jo edhe e zakonshme ka ndodhur mes një çifti në Prishtinë.
Çifti nga Prishtina janë rrahur fillimisht mes vete pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, e pastaj e kanë rrahur edhe vajzën e tyre.
Si pasojë e rrahjes çifti dhe vajza kanë pranuar tretman mjekësor nga mjekët.
Me urdhër të prokurorit burri dhe gruaja janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin e më pas edhe vajzën e tyre viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.