Një skocez ka folur për tronditjen e tij pasi u kthye nga pushimet dhe zbuloi se djali i tij kishte udhëtuar në Kiev për të luftuar me ushtrinë ukrainase, raporton BBC.
Adam Ennis, 35 vjeç, tani është i përfshirë me një togë prej 50 burrash nga e gjithë bota, duke mbrojtur rrugët e kryeqytetit ukrainas.
Prindërit e tij kishin qenë në një udhëtim tre mujor për të vizituar vajzën e tyre, e cila jeton në Tajlandë. Babai i Adamit, Brian, i tha BBC Scotland se ishte tronditëse të zbuloja se çfarë kishte bërë djali i tij. “Adami duhej të na merrte në aeroport. Por na mori shoku i tij. Ai nuk tha asgjë derisa Adami na foli vetë.
“Pra, ne nuk ishim në dijeni derisa ai na telefonoi atë mbrëmje. Ai ishte tashmë në Ukrainë në një kamp”, shtoi ai. /abcnews.al