Një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet në Prizren, me ç’rast ka mbetur i vdekur një 63-vjeçar.
I moshuari 63-vjeçar ka gjetur vdekjen nga goditja që ka marrë prej një kamioni derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili për klankosovën ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, njësitë relevante po merren me hetimin e rastit./FolDrejt/