Qeveria e Madagaskarit ka pezulluar punën e shkollave dhe transportit në zonat që janë në rrugën e ciklonit Freddy, i cili goditi juglindjen e vendit sonte.
Sipas Met Office, shërbimi meteorologjik britanik, Freddie goditi qytetin e Mananjaro rreth orës 20:00 me orën lokale, pasi kaloi rreth 7000 kilometra mbi Oqeanin Indian për 15 ditë.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha në një postim në Twitter se ka lëshuar një alarm të kuq për zonën e prekur pasi priten reshje të dendura dhe dallgë prej më shumë se tetë metrash./FolDrejt/