Rreth gjysmë milioni njerëz janë evakuuar në juglindje të Bangladeshit, përpara fillimit të një cikloni që mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm, raporton BBC.
Cikloni “Mocha” pritet të zbresë nesër me shpejtësi 170 kilometra në orë me stuhi të forta.
Ka shqetësime se cikloni mund të godasë kampin më të madh të refugjatëve në botë, Cox’s Bazar, ku afro një milion njerëz jetojnë në shtëpi të improvizuara, transmeton Fol Drejt.