Një ciklon i fortë tropikal iu afrua bregut veriperëndimor të Australisë sot me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, dhe autoritetet kanë paralajmëruar popullatën të përgatitet për erëra me shpejtësi deri në 275 kilometra në orë, raporton AP.
Cikloni Ilsa ka arritur sot intensitetin e kategorisë 4 mbi Oqeanin Indian dhe pritet të jetë stuhia e parë me një fuqi të tillë në dhjetë vitet e fundit që godet brigjet e rajonit Pilbara në shtetin federal të Australisë Perëndimore, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Australian, përcjell Fol Drejt.
Ciklonet e kategorisë 4, klasifikimi i dytë më i lartë në shkallën Australiane të Uraganeve dhe Intensitetit të Stuhive, kanë shpejtësi mesatare maksimale të erës prej 160-199 km/h, me rrëke 225,279 km/h./FolDrejt/