Prindërit në përgjithësi mendojnë se ndërsa fëmija rritet, problemet pakësohen. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë rasti. Një studim i fundit nga OnePoll zbuloi se shumica e prindërve besojnë se 2, 3 dhe 4 vjet nuk janë asgjë në krahasim me vitin e tetë të jetës së një fëmije. Pse është kështu?
Në moshën 8 vjeç një fëmijë fiton një ndjenjë autonomie dhe shprehje të pikëpamjeve të tij. Gjithashtu nuk mund të anashkalohen ndryshimet që ndodhin në organizëm. Në moshën 8 vjeçare, trupi fillon të përgatitet për pubertetin dhe më së shpeshti ka ndryshime në hormonet që shoqërohen me të.
Në fakt, viti i tetë është aq i vështirë sa shumica e 2000 prindërve që iu përgjigjën anketës ranë dakord se ishte viti më i vështirë, ndërsa viti i 6-të ishte më i mirë se sa pritej dhe i 7-ti solli ndryshimet më të mëdha.Këto rezultate mund t’ju duken befasuese nëse nuk keni pasur kurrë një fëmijë tetëvjeçar.
Gjegjësisht, tetëvjeçarët mund të jenë kokëfortë dhe sfidues, të përplasin dyert dhe të rrotullojnë sytë në përpjekje për të vendosur pavarësinë dhe individualitetin e tyre. Tetë vjet do të thotë të provosh durimin dhe të kesh një “dhimbje koke”, por pas një dite veçanërisht të vështirë ose dështimi, ata ende duan një përqafim./abcnews.al/