Intervistat e punës janë zakonisht stresuese, veçanërisht nëse punonjësi i ardhshëm ka personin më të pasur në botë. Bëhet fjalë për Elon Musk.
Pronari i Tesla dhe Space X, sigurohet që të gjithë procesin ta vështirësojë edhe më shumë me një pyetje specifike që ua bën atyre që kanë përballë. Pyetja e famshme u zbulua nga Tanya Zakoëich përmes llogarisë së saj personale në TikTok.
Pyetja është kjo: “Ju jeni duke qëndruar diku në sipërfaqen e Tokës. Shkoni një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?”.
Rreth 4000 njerëz kanë dhënë versionin e tyre, ku përgjigja e saktë është Poli i Veriut sipas Ashlee Vance që shkroi biografinë e Elon Musk. /abcnews.al