Timothy Weah ka pranuar ofertën e Juventusit, pretendon Fabrizio Romano.
Raportohet se përfaqësuesi i SHBA-së pritet të largohet nga Lille me një transfertë prej 12 milionë eurosh, të arrijë te Juventusi dhe të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin torinez, transmeton Fol Drejt.