Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, ka thënë se të tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte, raporton Fol Drejt.
“Ne ramë dakord për nevojën për zgjedhje të reja. Ne diskutuam modalitetet dhe rrugën përpara.
– Arrestimet arbitrare apo keqtrajtimi i të burgosurve është i papranueshëm.
– EULEX-i do të luajë një rol më të fuqishëm në monitorim
– Të tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell theksoi se në takimet e sotme me liderët e Kosovës dhe Serbisë, janë fokusuar se si të qetësojnë situatën në terren; si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe zbatimi i të gjithë marrëveshjeve të Dialogut. /FolDrejt/