Çfarë ndodh nëse hani një fryt me myk?
Në këtë stinë në treg gjejmë plot fruta të freskëta, siç janë boronicat, mjedrat, hurmat e agrumet.
Por ndonëse kemi furnizime të freskëta, shpesh rastisim në fruta që kanë zënë myk.
Ky i fundit është i paevitueshëm gjatë kalbjes së frutit.
Ekspertët kanë kryer disa studime mbi rreziqet e të ngrënit të frutave dhe perimeve me myk.
Në shumicën e rasteve, e kuptojmë se kemi ngrënë një të tillë kur është shumë vonë. Nëse keni ngrënë aksidentalisht një frut të tillë, mos u shqetësoni.
Ekspertët thonë se asgjë nuk ndodh nga një kafshatë e tillë. Shumica e njerëzve nuk sëmuren nga ngrënia e ushqimeve që kanë zënë myk.
Por, ka njerëz që janë shumë më të ndjeshëm se të tjerët. Nëse përballeni me simptoma të ndryshme duhet të dini që ato janë të përkohshme, por nëse keni të vjella që zgjasin më shumë se një ditë, atëherë duhet të vizitoheni te një mjek.
Për shumicën e njerëzve trazirat gastrointestinale nga këto fruta me myk janë të përkohshme.
Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar këto produkte?
Përgjigjia është e thjeshtë. Nëse fruti është tërësisht i zbutur ose ka zënë myk, mos e hani. Por nëse myku ka prekur vetëm një pjesë të vogël të frutit, ose nëse në mes të frutave ka disa kokrra me myk çfarë duhet të bëni?
Gjithçka është në rregull. Kontrollojini mirë frutat dhe perimet. Ndonjëherë, pluhurat shpërfytyrojnë frutat dhe ato duhen larë.
Në disa raste kur disa kokrra kanë zënë myk së bashku, hidhini në kosh dhe konsumoni kokrrat e paprekura.
E vërteta është se myku arrin të penetrojë brenda në ushqim ndaj në këtë pikë duhet t’i shihni me kujdes. Sa më i qullët fruti ose ushqimi, aq më e lehtë është për mykun ta zaptojë atë dhe të bëhet i dëmshëm.
Portokallet e mëdha për shembull mund të ndahen në gjysmë dhe të ruhet pjesa e shëndetshme. Por nëse i gjithë portokalli është i qullët, atëherë hidheni në plehra.
Hapi i parë dhe i domosdoshëm përpara ngrënies së çdo fruti ose perimeje është ta lani me ujë të bollshëm. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të jini vigjilentë për gjendjen e tyre dhe të dalloni shenjat e para të mykut. Nëse konsumoni fruta me lëkurë të trashë, atëherë përdorni furçë gjatë larjes.
Një tjetër këshillë e rëndësishme nga AgroWeb.org është që frutat e pyllit t’i lani vetëm disa çaste përpara ngrënies. Larja e hershme do t’i prishë ato më shpejt./FolDrejt/