Vaji i peshkut në vete përmban acide yndyrore omega-3 që kanë rëndësi shumë të madhë për shëndetin.
Nëse nuk e merrni vajin e peshkut nga burimet fillestare të tij, atëherë suplementet ju vijnë në ndihmë për përfitimet e acideve yndyrore.
Më poshtë, gjeni një udhëzim të nevojshëm mbi këto suplemente dhe përfitimet shëndetsore që vijnë prej tyre.
Çfarë është vaji i peshkut dhe përse është i rëndësishëm?
Vaji i peshkut është yndyra që merret nga indet e peshkut siç është harenga, peshku ton, skumbria dhe sardelet.
Nganjëherë, vaji prodhohet edhe nga mëlçia e peshqve të tjerë siç mund të jetë merluci.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1-2 racioneve me peshk në javë.
Ky rekomandim bazohet në idenë se acided yndyrore omega-3 ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet.
Por, nëse nuk konsumoni një ose dy racione me peshk në javë, atëherë suplementët ju ndihmojnë të merrni dozat e nevojshme të acideve omega-3.
Sipas të dhënave, rreth 30% e vajit të peshkut përbëhet nga acidet yndyrore omega-3.
Pjesa e mbetur prej 70 përqind përbëhet nga yndyrna të tjera.
Vaji i papërpunuar i peshkut përmban edhe vitaminat A dhe D.
Acidet yndyrore omega-3 tek vaji i peshkut kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore në krahasim me acidet omega-3 me bazë bimore.
Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë.
Studimet tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.
Vaji i peshkut nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet.
Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë.
Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë, mbase në sasi pak më të reduktuara.
Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.
Përfitimet e vajit të peshkut për njeriun:
Vaji i peshkut i bën mirë zemrës
Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë shumë peshk kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.
Të dhënat shkencore tregojnë se peshku ose vaji i tij luftojnë shumë prej faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës siç janë: kolesteroli, trigliceridet, tensioni i gjakut, tromboza, aritmia.
Pavarësisht kësaj, vaji i peshkut ose suplementët e tij nuk parandalojnë atakun në zemër ose goditjet në tru.
Çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni
Truri përbëhet nga 60% yndyrë dhe shumica e kësaj yndyre është acid yndyror omega-3.
Rrjedhimisht këto acide yndyrore janë thelbësore për funksionin normal të trurit.
Sipas tyre suplementët e vajit të peshkut parandalojnë simptomat e këtyre çrregullimeve siç janë skizofenia ose çrregullimet bipolare.
Depresioni nga ana tjetër pritet të jetë sëmundja me peshën e dytë për nga madhësia në të gjithë barrën globale të sëmundjeve në vitin 2030.
Studimet kanë treguar se vaji i peshkut dhe suplementët e omega-3 mund të përmirësojnë simptomat e depresionit.
Ndihmon në rënien në peshë
Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë përbërjen yndyrore të trupit dhe zbusin faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Disa studime kanë treguar se suplementet e vajit të peshkut në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik ndihmojnë në rënien në peshë.
Ruan shëndetin e syve
Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për shëndetin e syve që përkeqësohet me kalimin e moshës.
Këto acide yndyrore merren duke konsumuar peshk sipas rekomandimeve të OBSH-së ose vaj peshku.
Lufton inflamacionin
Vaji i peshkut ka vlera kundër inflamacionit dhe ndihmon kundër sëmundjeve të shkaktuara nga inflamacioni kronik.
Për shembull, vaji i peshkut rekomandohet dhe funksionon tek njerëzit obezë dhe të stresuar.
Sipas të dhënave suplementet ndikojnë kundër dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës e të tjera
Vaji i peshkut për lëkurën
Lëkura është organi më i madh në organizëm dhe përmban shumë acide yndyrore omega-3.
Shëndeti i lëkurës përkeqësohet me kalimin e moshës ose pas ekspozimit në rritje në diell.
Ndihmon gratë gjatë shtatzanisë edhe fëmijët e vegjël.
Fëmijët e prekur nga çrregullime si hiperaktiviteti apo shpërqendrimi i lartë kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3.
Suplementët e vajit të peshkut përmirësojnë këto simptoma, përfshirë impulsivitetin e lartë dhe agresivitetin tek fëmijët.
Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Vaji i peshkut kundër yndyrës në mëlçi
Sëmundjet e mëlçisë dhe akumulimi i yndyrnave në të janë të rrezikshme.
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë funksionet e mëlçisë, shkrijnë dhjamin e akumuluar dhe luftojnë inflamacionin.
Për azmën dhe alergjitë
Studimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 dhe suplementët e vajit të peshkut zbusin simptomat e azmës dhe alergjive sidomos në fëmijëri.
Kjo vlen për nënat që konsumojnë vaj peshku. Impakti do të tejzgjatet edhe tek fëmijët.
Për shëndetin e kockave
Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë densitetin e mineraleve në kocka tek të rriturit dhe të moshuarit.
Acidet yndyrore dhe vaji i peshkut janë thelbësore kundër frakturave dhe sëmundjeve si osteoartriti ose osteoporoza.
Nëse nuk konsumoni peshk çdo javë atëherë duhet të merrni suplementë./FolDrejt/