Më të rejat nga Brukseli na njoftojnë se takimi i paraparë për sot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar, shkruan Fol Drejt.
Ende nuk dihet nëse biseda që zgjati disa orë, nëse ka përfunduar me ndonjë rezultat.
Sipas më të rejave nga kryeqyteti evropian, megjithëse ishte paraparë që dy kryenegociatorët të përballeshin, një takim trilateral, nuk ka ndodhur.
Takimet veç e veç kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit ndërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve të Kosovës, respektivisht Serbisë.
Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.
Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës, shkruan REL./FolDrejt/