Një mëngjes i shëndetshëm do të thotë gjithçka që ju duhet për një ditë përplot me energji.
Ngrënia e mëngjesit i siguron trupit tonë shtysën e nevojshme për të nisur siç duhet ditën. Ngrënia e vakteve në një orar “të barabartë” konsiderohet si taktika më e mirë për shëndetin.
Studimet e shumta kanë treguar se anashkalimi i mëngjesit mund të dëmtojë dhe të ndikojë në funksionin njohës të trurit, transmeton Fol Drejt.
Gjithsesi, dietologët thonë se anashkalimi i vakteve ka efekte negative në fusha të tjera, përveç funksionit kognitiv që e përmendëm, si për shembull mund të shoqërohet me shtim në peshë, rritje të rrezikut për sëmundje metabolike, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, rezistencë ndaj insulinës e të tjera./FolDrejt/