Në raste disi më të rralla, mund të ndodhë një reaksion i rëndë akut alergjik ose anafilaksi, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën, raporton Healthline, përcjell Fol Drejt.
Mjekët shpjegojnë se personat me këtë alergji vërejnë ndryshime të pazakonta të lëkurës ose simptoma të tjera pas ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta. Kjo gjendje mund të shfaqet papritur dhe të zhduket me kalimin e kohës, ndërsa tek disa njerëz nuk largohet kurrë.
Simptomat
Edhe pse të padëmshme në shumicën e rasteve, simptomat e alergjisë ndaj të ftohtit mund të përfshijnë:
– skuqje, kruajtje, plagë e ngritur në vendin e ekspozimit ndaj të ftohtit
– një ndjesi djegieje në lëkurën e prekur ndërsa trupi juaj nxehet
– ënjtje në vendin e ekspozimit ndaj të ftohtit
– temperatura
– dhimbje koke
– dhimbje kyçesh
– lodhje
– ankth
Simptomat e rënda të kësaj alergjie kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore, përkatësisht anafilaksi, probleme me frymëmarrjen, ënjtje të gjuhës ose fytit, rënie të menjëhershme të presionit të gjakut, të fikët dhe parregullsi të zemrës, transmeton Index.hr.
Secila nga këto shenja mund të ketë pasoja të rrezikshme, ndaj nuk duhen anashkaluar, paralajmërojnë mjekët./FolDrejt/