Përgjatë këtij Ramazani besimtarët muslimanë në Kosovë u përballën edhe me disa provokime, pas të cilave shpërthyen debatet dhe në studio vërshuan “analistët” e shumtë, shkruan Fol Drejt.
Kjo dhunë psikologjike e ushtruar nëpërmjet mediave, s’qe veçse një sprovë, meqë pikërisht në përballje me të, besimtarët do të duhej t’i jetësonin mësimet e fesë Islame.
Një thënie të cilën një pjesë e madhe e tyre, të cilët fyerjeve iu kundërpërgjigjeshin me fyerje, sharjeve me sharje, kërcënimeve me kërcënime etj, kishte të bënte pikërisht me situata si këto.
Profeti Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë:
«Kur të agjërojë ndonjëri nga ju, le të mos flas fjalë të ndyta dhe le të mos bërtas. Nëse ndodh që tjetri ta shajë, apo eventualisht ta sulmojë, atëherë le të thotë: Unë jam agjërueshëm!»
A ia kanë harruar kuptimin besimtarët kësaj thënie?/FolDrejt/