Si rrallëherë më parë 95 deputetë votuan për amnistinë e deputetëve dhe personave të akuzuar dhe fajësuar për mbrëmjen e 27 prillit. Kjo iniciativë e filluar nga kryeministri Zoran Zaev është kritikuar ashpër nga Ziadin Sela, i cili ishte edhe më i plagosur gjatë asaj nate.
Por kush janë deputetët të cilët nuk votuan ligjin për amnisti?
Nga deputetët të VMRO-DPMNE-së që nuk kanë votuar janë: Antonio Milloshovski, Liljana Zaturoska, Dafina Stojanoska, dhe Blagica Lasovska. Poashtu kanë refuzuar që të votojnë edhe deputetët, Goran Mileski, Amdi Bajram dhe Enes Ibrahimi.
Nga BDI nuk votuan Ali Ahmeti dhe Xhevat Ademi, kurse nga PDSH Meral Ferati
Edhepse nëpër media spekulohet se deputetët e Lëvizjes BESA e kanë votuar ligjin, një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Afrim Gashi, Rexhep Memedi dhe Nexhbedin Karamani nuk e kanë votuar ligjin për amnisti. Ky lajm konfirmohet edhe nga vetë revista e afërt me SDSM, “Fokus”.
Poashtu as Teuta Bilali dhe Fadil Zendeli, nga krahu tjetër i Lëvizjes BESA nuk e votuan ligjin për amnisti./Foldrejt.com