Në kohën kur shumica e shteteve perëndimore uruan presidentin e sapozgjedhur amerikan Joe Biden, ka pasur edhe liderë shtetesh që kanë refuzuar të bëjnë diçka të tillë. Një pjesë e tyre shqetësohen nga raportet e ardhshme me SHBA, kurse një pjesë tjetër “presin verdiktin final të drejtësisë amerikane”.
“Kur të përfundojnë të gjitha çështjet ligjore, atëherë do uroj Joe Bidenin për president,” tha presidenti i shtetit fqinj amerikan, meksikani Andres Manuel Lopez Obrador.
Tërësisht të heshur në përzgjedhjen e Trump, kanë qëndruar edhe personat që kanë pasur marrëdhënie të mirë personale me të, si presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe princi i kurorës së Arabaisë Saudite Muhammed bin Salman.
Gjithashtu të heshtur kanë qëndruar presidenti kinez Xi Jinpig dhe presidenti rus Vladimir Putin.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili tashmë e dijë se në Shtëpinë e Bardhë mund të vijë një president që e ka thënë hapur që është kundër “liderit autokrat Erdogan” dhe që do punojë për rrëzimin e tij./Foldrejt.com