Një e gjashta e profesioneve në Gjermani nuk kanë fuqi punëtore të mjaftueshme, njoftoi sot agjencia kombëtare e punës e ekonomisë më të madhe evropiane.
Agjencia njoftoi se analiza e saj vjetore tregoi se vitin e kaluar 200 nga rreth 1200 profesione që ajo anketoi kishin mungesë të punëtorëve.
Shoferët e autobusëve dhe punëtorët e metalit i janë bashkuar tashmë listës së 148 profesioneve me mungesë të fuqisë punëtore në vitin 2021.
Gjermanisë i mungojnë gjithashtu infermierët, kujdestarët, shoferët e kamionëve, arkitektët, farmacistët, specialistët e IT-së dhe punëtorët në industrinë e ndërtimit dhe automobilave.
Agjencia e Punës njoftoi se po monitoron edhe 157 profesione të tjera në të cilat mund të ketë mungesë të fuqisë punëtore dhe ka mospërputhje ndërmjet kërkesës dhe punëtorëve potencialë të kualifikuar.
Qeveria e kancelarit Olaf Scholz po përpiqet të tërheqë më shumë punëtorë të kualifikuar nga jashtë Bashkimit Evropian, duke lehtësuar kërkesat burokratike.
Ekspertët thonë se vendi ka nevojë për rreth 400,000 migrantë të kualifikuar çdo vit.
Ministrja e Jashtme Analene Berbock dhe Ministri i Punës Hubertus Heil do të nisin një vizitë në Brazil të dielën, ku imigrimi i fuqisë punëtore do të jetë në krye të agjendës. /FolDrejt/