Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Cili do të jetë ndikimi i përplasjes Rusi – Ukrainë, në ekonominë globale?

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

SHBA njoftoi të mërkurën e kaluar vendosjen e gati 3,000 trupave amerikane për të shtuar forcat e NATO-s në Europën Lindore. Ky dislokim sinjalizon përshkallëzimin e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me Ukrainën. Përplasja shton shqetësimet rreth rritjes së çmimeve të energjisë dhe të ushqimeve, duke vështirësuar më tepër problemet ekzistuese të furnizimit global që solli pandemia.

Nevoja për ta parë situatën me kujdes

Sanan Angubolkul, kryetar i Dhomës Tajlandeze të Tregtisë, tha se konflikti që po fillon në Europën Lindore duhet konsideruar me kujdes. Situata e keqe mund të përkeqësohet nëse përplasja midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën sjell luftë, tha Sanan. “Asnjë palë nuk do të përfitojë nga konflikti, as Rusia, as Ukraina, as Europa dhe as SHBA,” tha ai. “Në planin afatshkurtër, megjithëse transporti nuk është bllokuar, tensioni i krijuar ka të ngjarë të ndikojë në çmimet e naftës.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Sipas z. Sanan, nëse konflikti zgjatet dhe bëhet serioz, ai mund të sjellë një ndryshim të politikave monetare nga vendet e Europës Lindore. Kjo gradualisht do të ndikonte në fuqinë blerëse të njerëzve dhe do të jepte një ndikim indirekt në ekonominë globale, tha ai.

“Çmimi global i naftës vazhdon të rritet, duke ndikuar te kostot e energjisë dhe të logjistikës në sistemin global të zinxhirëve të furnizimit,” tha z. Sanan. “Nëse konflikti përshkallëzohet, ai patjetër që do të përkeqësojë mungesat e furnizimeve të shkaktuara nga pandemia. Tensioni do të ndikonte gjithashtu edhe te kursi i këmbimit valutor, tek udhëtimet dhe te turizmi.”

Përgatitja për më të keqen

Ekziston frika se një konflikt Ukrainë-Rusi mund të përkeqësojë situatën e vështirë financiare të shkaktuar nga pandemia, duke paraqitur një kërcënim serioz për sektorët e prodhimit dhe të logjistikës. Përplasjet janë një “shenjë paralajmëruese” se ekonomitë globale mund të zhyten në vështirësi nëse SHBA, Britania e Madhe dhe BE vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusisë në rast se ajo pushton Ukrainën, tha Supant Mongkolsuthree, kryetar i Federatës së Industrive në Tajlandë.

Supant nxit prodhuesit që të përgatiten për situatën e pasigurt duke kërkuar tregje të reja eksporti përpara se të shpërthejë një konflikt. Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, mund t’i përgjigjet situatës së tensionuar duke reduktuar furnizimet me naftë dhe gaz, gjë që do të sillte rritjen e çmimeve.

Nëse shpërthen një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila do të ndihmohej nga aleatët e saj, logjistika është një tjetër sektor që do të kalonte vështirësi, pasi nafta dhe gazi natyror përbëjnë kostot kryesore të tij.

Nuk duket fundi në horizont

Ronnarong Phoolpipat, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Politikave Tregtare dhe Strategjisë në Tajlandë, tha se konflikti midis Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me Ukrainën nuk ka gjasa të përfundojë në të ardhmen e afërt dhe çdo sanksion ekonomik ndaj Rusisë nga SHBA dhe aleatët e saj pritet të rrisë çmimet e ushqimit dhe të energjinë në mënyrë të konsiderueshme.

Nëse Rusia hakmerret duke mbyllur të gjitha tubacionet e gazit për në Europë dhe duke reduktuar prodhimin e naftës së papërpunuar dhe të gazit natyror, furnizimi me këto burime do të ulej ndjeshëm, tha ai. Çmimet e larta të naftës së papërpunuar mund të rrisin çmimet e ushqimeve dhe të mallrave të tjera në të gjithë botën, tha zoti Ronnarong.

“Çmimet e energjisë dhe të ushqimeve do të rriten ndjeshëm nëse konflikti arrin kulmin duke shkaktuar përplasje midis trupave ruse dhe NATO-s, si dhe nëse fillojnë sanksionet ekonomike. Betejat mund të dëmtojnë tokën bujqësore dhe prodhimin e Ukrainës dhe të Rusisë,” tha ai. Ai tha se konflikti parashikohet gjithashtu të ndikojë negativisht te sektori i turizmit, pasi banorët e Rusisë dhe të Ukrainë do të hezitojnë për të shpenzuar për turizëm.

Rritja e çmimeve të naftës dhe gazit

Nëse mosmarrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë përshkallëzohet, furnizimi nga tubacioni i gazit të Rusisë për në Europën Perëndimore mund të ndërpritet dhe kërkesa për naftë në BE do të rritet ndjeshëm, duke sjellë rritjen e çmimit global të naftës. Pothuajse 38% e konsumit të energjisë në BE vjen nga furnizimi me gaz nga Rusia.

Rusia mund ta përdorë tubacionin për të dekurajuar BE-në që të mos ndërhyjë në konflikt.

Megjithëse nxjerrja në treg e 2.4 milionë fuçi naftë nga rezervat e SHBA shtuan ofertën globale, çmimet mund të vazhdojnë të ngrihen për shkak të rritjes me 5% të kërkesës për naftë të rafinuar nga Kina, e cila ka arritur në 7.74 milionë fuçi në ditë për shkak të organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore./Monitor

Tags: ekonomialuftarusiUkraine
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Maqedonia e Veriut/ Çfarë moti do të mbaj sot?

Lajmi tjetër

OBSh kërkon ende para: Duhen dhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM