Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do ta vizitojë sot Pejën.
Ajo pritet të takohet me kryetarin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin.
Në Pejë, Presidentja Osmani pritet të mbërrijë në ora 10:30.
Më pas, ajo do t’i bëjë vizitë ekspozitës së përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në sheshin e Pejës, në ora 12:50.
Ajo pritet ta realizojë edhe një akt tjetër gjatë kësaj vizite, mbjelljen e drurit të parë të llojit “Manuka”./FolDrejt/