Kristjan Asllani nuk është ende një emër i madh në futbollin italian por inter dhe tifozeria e tyre e ka pritur në Milano sikur të ishte një yll i futbollit europian.
Tashmë, Inter po mendon të sjellë në Milano një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti.
Deri para pak kohësh, Gjimshiti ishte i paprekshëm te zikaltërit e Bergamos, por sot, ata e shohin si një mundësi largimi në merkato.
Inter po mendon të ofrojë Valentino Lazaro në shkëmbim të Berat Gjimshiti, sipas raportimit nga “Sportmediaset”./ h.ll/abcnews.al