Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Cili është koalicioni fitues në zgjedhjet e 12 prillit?

5 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Latif Mustafa - Foto: ©Rromir Imami

Latif Mustafa - Foto: ©Rromir Imami

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Latif Mustafa

Keqkuptimi, keqpërdorimi dhe manipulimi më i stërkequr që i bëjmë opinionit publik, kohëve të fundit, është shkarravitja me nocionin e “opozitës shqiptare”. Aq më tepër një manipulim edhe më i hollë, budallepsës dhe neutralizues si diskurs publik është keqpërdorimi i togfjalëshit, “bashkim i opozitës shqiptare”. Ky taborizim, në të nënvetëdijshme i ndanë çështjet e republikës/res pubulica-s në ato të shqiptarëve dhe të maqedonasve. Thënë ndryshe, shqiptarët dhe maqedonasit i kanë oborret e ndara. Paçka se, vështirë është të honepset fakti që ne, të gjithë, luajmë në oborrin politik të maqedonasve. Të gjithë, në një oborr jemi, por rregullat e lojës i vendos dikush tjetër.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Ndarja klasike pushtet dhe opozitë në Maqedoninë e Veriut ka marrë një trajtë tjetër. Subjektet politike sot ndahen në subjekte të kriminalizuara dhe dekriminalizuara. Subjekte politike të kriminalizuara janë ato të cilat e riciklojnë veten përmes krimit politik, mediatik dhe biznesor. Subjekte politike të dekriminalizuara janë/duhet të jenë, për një thyerje të një trekëndëshi të tillë përpirës dhe përpiqen të avancojnë vëmendjen për distribuimin e fondeve publike. Kini mendjen, kur them parti të kriminalizuara, nënkuptoj oligark dhe grupe interesi brenda partish, të cilat përmes pushtetit dhe diskursit politik; shfrytëzimit të mekanizmave të kontrollit dhe shtypjes, atakojnë të gjithë ato iniciativa dhe subjekte politike të cilat përpiqem për politizim të plotë të qytetarit shqiptar.

Debati i stisur, tani më për të satën herë me radhë, për bashkim të një opozite shqiptare, në vete përmban agjendën e përhumbjes, dekoncentrimit të subjekteve politike dekriminalizuese; defokusimin e opinionit publik dhe moralizimin e rremë, të një “populli” që qenka në pritje të këtij vendimi kaq të madh. Por a jemi ne popull? Ç’është populli? Një masë, turmë njerëzish, pa ëndrra dhe që shikojnë të pashpresë drejt qiellit e me sy të mavijosur nga pagjumësia? Jo! Populli është grup njerëzish me vetëdije dhe vullnet të fuqishëm kolektiv. Vullneti i tij determinon pa qenë i determinuar. Populli është kolektiv që mendon, vepron dhe jeton i lirë. Popull do të thotë konsensus i parimeve më të larta dhe universale etike të jetësuara përbrenda si bashkësi politike. Partitë politike e dy dekadave të fundit në Maqedoni, e zhbënë popullin në tërësi. Ato krijuan dy grupe njerëzish: klientelën dhe të shtypurit politik. Klientela politike janë masa pasive votuese e cila, sa nga pavetëdija e sa nga leverdia ua zgjat jetën krimit sistemor dhe tmerrin të të shtypurve politik. E këta të fundit, shtypurit politik, janë zërat e mekur dhe herë-herë indiferent për privilegjet e klientelës dhe të krimit sistemor.

Shoqëria, gjegjësisht, të shtypurit politik dhe naivët e klintelës politike kanë nevojë për një vizion të ri politik në vend. Ky vizion mund të jetësohet me bashkërendimin, bashkimin dhe shkrirjen e subjekteve individuale dhe kolektive politike me diskurs antikriminalizues në Maqedoninë e veriut. Të shtypurit politik të këtij vendi, janë votuesit, simpatizantët dhe anëtarët e thjeshtë të partive politike shqiptare me diskurs antikriminalizues. Deri më tani, unë njoh dy të tilla që kanë kapacitete njerëzore; dëshmi në kualitet qeverisjeje dhe vullnet të palëkundur politik. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Një koalicion në mes këtyre dy subjekteve politike, do të ishte sihariqi më i mirë nuk funksion të fuqizimit të shqiptarit politik të nëpërkëmbur; vizionit për një të ardhme politike dhe fitores kundër sistemit të kriminalizuar. Mirëpo, çfarë e determinon një koalicion të tillë dhe pse mund të jetë i suksesshëm?

• Shtrirja. Këtë koalicion e determinon, fillimisht, gjeografia e shtrirjes zonale e këtyre partive politike. Aritmetikën e fitores së këtij koalicioni e përcakton gjeometria e shtrirjes së ndikimit të tyre politik. Siç dihet mirëfilli, Alternativa është e shtrirë fort në zonën zgjedhore 1 dhe 2, kurse Aleanca për Shqiptarët në zonën 5 dhe 6. Para së gjithash, përcaktuesi aritmetik është faktori më i fuqishëm politik dhe efikas i këtij koalicioni potencial.

• Diskursi antikriminalizues. Është thelbi i formimit, ekzistencës dhe i kontributit të këtyre subjekteve politike. Por që deri më tani, mendoj unë, në mënyrë jo shumë të qartë kanë shënjestruar partitë e tranzicionit shqiptar, pa artikuluar dhe shënjestruar kritikën mbi sistemin që mban gjallë këto parti kriminalizuese. Një bashkim i mundshëm, do të zgjeroj opusin diskursiv dhe politikbërës të këtyre subjekteve në shënjestrimin e problemit, artikulimin e tij, përbrendësimin dhe mobilitetin social për ndryshimin e këtij regjimi internal politik.

• Kuadro profesionale. Resurset njerëzore dhe sukseset në menaxhimin e disa dikastereve sa kanë qenë në qeveri, janë për çdo lëvdatë dhe lakmi. Ministrat si Arben Taravari; Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili nga Alternativa, për një kohë të shkurt qeverisjeje nënshkruajtën suksese të papara ndonjëherë në këtë shtet. Intelektual, profesor dhe atdhedashës të tjerë të cilët mund të jenë pjesë e listave për deputet dhe ministra janë kombinimet më të mira të mundshme të brumit ekzistues politik. Suksesi në menaxhim dhe figurat premtuese politike u tentua të mbulohen e të pengohen me sabotim, bllokim, shantazh dhe kontrolle të inspektorateve të ndryshme të sistemit të korruptuar dhe kriminalizues. Nuk munguan as kumbimet shurdhuese të paketuara si kritike shoqërore nga gjoja intelektualët e shoqërisë civile.

• Kërkesa të qarta. Ky koalicion, do ishte i mundshëm dhe premtues,nëse e ka të qartë prioritetin e luftimit dhe dekonstruktimit të trekëndëshit kriminal, media-politikë-biznes. Një gjë e tillë arrihet, vetëm në qoftë se, ky koalicion me çdo kusht synon ministrinë punëve të brendshme.

• Shkrirja në një subjekt politik. Një koalicion i tillë, shpresoj me një nuancë të fortë besimi se, do të sjellë lindjen e një subjekti të ri politik, me vizion për politizimin e qenies shqiptare në Maqedoni. Bashkimi politik i zonave zgjedhore me ndikim politik të këtyre dy subjekteve politike, do të ishte risia revolucionare e zgjedhjeve lokale në nivel vendi. Politizimi i shtresës së shtypur politike, ripopullizimi i këtij kolektivi, zgjimi dhe ndërsimi nga naiviteti politik që kultivojnë klientela partive të kirminializuara shqiptare, përfundimisht, do kthjellë dhe do e shënojë fundin e tranzicionit kllapitës politik.

Po pse të mos jenë edhe partitë e tjera në këtë koalicion? A do të ishte i mundshëm një koalicion trepalësh AAA-ASH-BESA? Apo një koalicion katërpalësh AAA-ASH-BESA-PDSH?
Është evidente se Lëvizja Besa dhe PDSH-ja, janë thjeshtë, zgjatime apo mbetje të zbehta të Alternativës dhe Aleancës. Ato nuk kanë shtrirje të koncentruar zonale por janë të hapërdarë në zonën e Gostivarit dhe Tetovës. Bashkimi trepalësh dhe katërpalësh, përpos që është i pamundur është tejet i padobishëm dhe bllokues. Edhe po të bëhej koalicioni trepalësh, goditjet dhe ndërskamcat që do i jepnin njëra tjetrës, para dhe pas zgjedhjeve, do e dëmtonte pa masë procesin. Njashtu edhe me koalicionin katërpalësh, të bashkuar para publikut, luftë e paraparë për poste dhe akuza të ndërsjella. Thjeshtë, do të ishin të padobishme dhe të kota.

Koalicioni midis Alternativës dhe Aleancës do të shndërrohej në fuqi paparë gravituese e cila do t’i tërhiqte drejt vetes votuesit e pakënaqur të BDI-së, votuesit e pavendosur të Besës dhe të zhgënjyerit e PDSH-së. Ky do të ishte shansi i fundit për të hedhur votën drejt një fitoreje të pashmangshme.

Goditjet, shpifjet dhe baltëhedhja që u bëhet Aleancës dhe Alternativës, akuzat ankthshme për mos bashkim të “opozitës shqiptare” vijnë po e nga e njëjta qendër defokusuese. Lehtë vërehet. Po çka nëse nuk ndodh një koalicion në mes Aleancës dhe Alternativës? Asgjë e re. Për një kohë të pacaktuar do t’i zgjatohet frymëmarrja sistemit kriminal dhe tentakulave të tij. Riciklimi i së keqes do të mbetet realiteti i vetëm i këtij nënqielli.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Pas shkrimit të DIE WELT, Përroi i Thellë së shpejti në mbrojtje të UNESKO?

Lajmi tjetër

Shqiptarët drejt Gjermanisë, Gjermanët largohen drejt…

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM