Është me rëndësi të ceket se edhe Shkupi pësoi një tragjedi të përmasave epike gjatë 26 tetorit 1689. Zjarri që kaploi për dy ditë rresht Shkupin, dogji xhamitë, pyjet dhe një pjesë të kishave. Vetëm disa ndërtime nga guri i mbijetuan zjarrit tragjik. Atëkohë Shkupi llogaritej rreth 60 mijë banorë – pak më i vogël ose më i madh sesa Praga, informon foldrejt.com. Këtë të fundit e thoshte vetë gjenerali austriak Enea Silvio Piccolomini. Por pas zjarrit, qyteti u zvogëlua gjashtëfish në rreth 10 mijë banorë.
Gjenerali ushtarak Piccolomini kishte si detyrë të pushtonte Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë nga Perandoria Osmane, si hakmarrje e rrethimit të Vjenës nga gjenerali shqiptar Kara Mahmud Pasha. Pasi trupat austriake përparojnë shumë drejt tokave europiane të Perandorisë Osmane, pushtojnë kështjellën e Kaçanikut, kurse më pas pa shumë luftë pushtojnë edhe Shkupin.
Atëkohë Shkupi kishte epideminë kolera, dhe me urdhër të gjeneralit austriak, u dogj i gjithë qyteti nga themelet. Por mallkimi e zuri vetë Piccolominin, i cili u sëmur vetë nga kolera dhe vdiq po atë vit.
Kjo njihet si një ndër tragjeditë më të mëdha mbi tokën e Shkupit – me më shumë përmasa sesa tërmeti i viteve 60-ta./Foldrejt.com