Siç raportohet, më së shumti miliarderë ka në SHBA – 735, ndërsa Kina është në vendin e dytë me 495.
Në vendin e tretë është India me 169, dhe në vendin e katërt është Gjermania me 126.
Rusia dhe Hong Kongu janë në vendin e pestë dhe të gjashtë me 105 dhe 66 miliarderë.
Italia ka 64, e ndjekur nga Kanadaja me 63.
Tajvani dhe Mbretëria e Bashkuar kanë secila nga 52 miliarderë dhe Brazili është pas tyre me 51.
Australia ka 47 dhe Franca 43.
Zvicra ka 41 miliarderë dhe Japonia është pas saj me një më pak, 40.
Nuk dihet nëse ky raport i ka përfshirë shtetet e lindjes pasi siç dihet një numër i konsiderueshëm i njerëzve të pasur janë nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti e të tjera. /FolDrejt/