E njohur si Mrekullia e Tetë e Botës, Hagia Sofia është vizituar të mërkurën nga kryeministri grek Aleksis Cipras, shkruan “Daily Sabah”. Dikur Hagia Sopfia shërbente si katedrale (ortodokse dhe për pak kohë edhe si katolike), kurse pas 1453 u kthye në xhaminë kryesore të Perandorisë Osmane dhe për t’u përmbyllur si muze gjatë 1935.
Ai gjatë vizitës në Hagia Sofia ka qenë i shoqëruar nga zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kallën.
Cipras ka udhëtuar drejt Turqisë për të folur rreth kontesteve territoriale me shtetin fqinj, kryesisht në Egje, dhe për eksplorimin energjitik në Qipro, përcjell foldrejt.com.
Turqia mes tjerash ka kërkuar edhe ekstradimin e tetë ushtarëve puçistë turq të cilët u arratisën në Greqi gjatë korrikit 2016./Foldrejt.com