Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në facebook, ka reaguar në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në postimin e saj ajo ka konsideruar se që nga momenti i miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Çitaku ka thënë tutje se çfarëdo zvarritje e ka cënuar kredibilitetin e BE-së në Kosovë.
Ndaj, krejt në fund ajo ka kërkuar nga BE që t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës./FolDrejt/
Postimi:
Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë.
Qytetarë nga Venezuela e deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Çdo zhagitje e ka cënuar vet lë kredibilitetin e BE në Kosovë.
BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.