Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se edhe pas konfirmimit të sanksioneve nga BE-ja, Kurti nuk po thotë asgjë konkrete, por vetëm po gjeneralizon, raporton Fol Drejt.
“Dita || pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e V| pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës. Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë.”, shkroi ajo në Facebook.
Çitaku theksoi se momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti.
“Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar?
Boll ma. Mashtrimi nuk kalon.”, shtoi ajo në fund. /FolDrejt/