Pas rastit të sotëm, pak ditë pas vrasjes makabre të 63-vjeçares në Prishtinë, ka reaguar sërish plot indinjatë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Përmes një postimi, ajo ka kërkuar që shoqëria të ngrihet në këmbë, lidhur me vrasjet e grave, teksa ka theksuar se kjo gjendje nuk duhet të normalizohet.
“Rebelim. Revoltë. Shoqnija duhet me u çu në kambë. Boll ma. Gratë po vriten.
Nuk guxojmë me e normalizu këtë gjendje.”, shkruan Çitaku./FolDrejt/