Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshme mosshkuarjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me liderët e rajonit në Ballkan.
Sipas Çitakut, si mund të jetë më e rëndësishme një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!
“Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu.
Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.”, ka thënë më tej Çitaku./FolDrejt/