Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se me gënjeshtrat e Borrellit po vërtetohet politizimi i procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas Çitakut, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai, siç është shprehur Çitaku, nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar.
“Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.
Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, ka thënë Çitaku në një postim në facebook./FolDrejt/