Vlora Çitaku, ka reaguar duke thënë se shpreson që me këtë javë merr fund, sipas saj, vallja e rrezikshme e popullzimit të cilës i ka prirë kryeministri Albin Kurti duke lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Kurti si opozitar.
Ajo ka thënë se për vitet dhe mundësitë e humbura dhe të pashfrytëzuara do të flitet prapë, ndërkohë që i bën thirrje Kurtit për transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.
Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.
Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.
Tani Albin,
Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.