Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të sillet ndërgjegjshëm në takimin e sotëm me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Ajo për këtë reagoi edhe përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur.
Si rezultat i qasjes së papërgjegjëshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë.
Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm.
Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, thuhet në reagimin e Çitakut./FolDrejt/