Derisa mbetet shumë aktuale çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, sidomos pas takimit dhe diskutimit të sotëm në Këshillin e Evropës, lidhur me këtë ka reaguar edhe Vlora Çitaku.
Në një postim në profilin e saj në facebook, Çitaku ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, transmeton Fol Drejt.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Pikë. Çdo gjë tjetër është arsyetim për zhagitje te mëtejme.” – ka thënë Çitaku./FolDrejt/