Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme rreth targave në vend.
Përmes një postimi në facebook, ajo i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të mos humbë kohë me çështjen e targave.
Sipas saj, konteksti gjeopolitik është në anën e Kosovës dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse është e mundur të arrihet po qe se punohet mençur dhe me maturi./FolDrejt/