Ende po vazhdon protesta e veteranëve kundër miratimit të ligjit të pagës minimale.
E gjithë dita e sotme është shoqëruar me një sërë reagimesh të figurave politike, nga opozita të cilët kanë përkrahur protestën e veteranëve dhe kanë stimuluar me fjalimet e tyre po veteranët, duke i kërkuar Qeverisë që t’i zbatojë kërkesat e tyre, transmeton Fol Drejt.
Midis tyre ka reaguar edhe anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku me një postim të saj në Facebook:
“Kryeministër, mos i përbuz veteranët. Ftoi në takim.
Pranoje amandamentimin e ligjit. Mos krijo tensione.”/FolDrejt/