Vlora Çitaku nga PDK ka reaguar pas konfirmimit të masave të BE-së ndaj Kosovës.
Sipas Çitakut vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton Fol Drejt.
“Kosova sot:
E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.
Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.
Por, Kosova nuk i takon një njeriu.”, është shprehur Çitaku./FolDrejt/