Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili u shpreh më herët se zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje.
Çitaku me anë të një postimi në facebook, ia ka numëruar kryeministrit Kurti mungesat që ka Kosova, duke përmendur këtu mungesën e ministrit të Shëndetësisë, kryeprokurorit dhe drejtorit të policisë.
Duke i numëruar këto mungesa, Çitaku ia ka shtruar kryeministrit Kurti pyetjen se ku e ka ndalur zinxhirin e përgjegjësisë.
“Kryeministër, Kosova nuk ka:
1) Ministër të Shëndetësisë
2) Kryepokuror
3)Drejtor të Policisë.
Ku e ndale zingjirin e përgjegjësisë?”, ka shkruar Çitaku./FolDrejt/