Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik.
Sipas Çitakut, në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, LVV po vazhdon me avazin e vjetër.
“Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin.
Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.”, ka thënë Çitaku.
“Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar.
E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
Ncuk. Nuk kalon.”, ka shtuar Çitaku më tej./FolDrejt/