Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me çështjen e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishajt.
Çitaku ka kritikuar institucionet e shtetit të cilat po i dalin në mbrojtje ambasadorit Berishaj, duke thënë se kjo mbrojtje nuk po bëhet pa pasur një “zor të madh”.
“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt.
Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku në facebook.
Kujtojmë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në një skandal të madh.
Sipas mediave sllovene, fjala është për një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Kryetari i Partisë së Lirisë – Robert Golob. Afera ka të bëjë me shpëlarje parash, ndërsa lakohet edhe emri i ambasadorit Berishaj, si njëri prej atyre që i ka bartur para kesh (rreth 600 mijë euro), nga kompania e tij në Mal të Zi, për tek politikani slloven./FolDrejt/