Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është shprehur në lidhje me takimin që do ta zhvillojë kryeministri i vendit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Për këtë ajo u shpreh në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.
Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.
Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.
Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, u shpreh Çitaku./FolDrejt/