Ambasadorja e Kosovës në Shba , Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj anëtarit të Nismës që kërcënoi pretendentin për kryeministër, Albin Kurtin.
Çitaku ka pasotuar një thënie në rrjetin e saj social duke e cituar Umberto Econ.
Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate të shtunën publikoi një shkrim të për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”
Prokuroria në Prishtinë mbrëmë ka lëshuar urdhërarrest për anëtarin e Nismës, Haxhi Hotin. Sipas burimeve të Insajderit, Hoti po ndiqet për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.