Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka komentuar gjithashtu takimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
Ajo ka theksuar edhe njëherë rolin startegjik që ka marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në, transmeton Fol Drejt.
Midis tjerash ajo ka uruar që liderët tanë t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit të Shtetit, Blinken
”Pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur suksesshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian. Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit të Shtetit, Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi, i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë”./FolDrejt/