Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar në mesin e shumë politikanëve në lidhje me dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat.
Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se Kosova duhet t’i ruaj alencat me vendet mike dhe këtë nuk duhet ta konsiderojë si nënshtrim, transmeton Fol Drejt.
“Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë.
Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cënojë ato.
Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë.
Situata është shumë serioze.
Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, u shpreh Çitaku./FolDrejt/